12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Kuvendi i Shqipërisë drejt normalitetit, PS ‘pazar’ me opozitën, pranon 2 komisione hetimore për të shuar kaosin

Pas katër muajsh kaos seancat plenare në Kuvendin e Shqipërisë pritet që t’i kthehen normalitet. Kjo nuk vjen spontanisht por për shkak se mazhoranca socialiste ka nisur negociata me atë pjesë të opozitës që nuk heq dorë nga kaosi duke vënë si kusht ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara prej saj.

2 javët e fundit negociatat për normalizimin e jetës parlamentare po zhvillohen mes kryetarit të grupit parlamentar socialist Bledi Çuçit dhe nënkryetarit të Rithemelimit të Partisë Dekoraktike Gazment Bardhi.

Deri më tani burime bëjnë me dije se nga 8 komisione hetimore që opozita ka kërkuar prej muajsh, mazhoranca ka pranuar ngritjen e dy prej tyre, por ende nuk dihet se cilat konkretisht.

Në një kohë kur mazhoranca nuk pranon ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita, sot Grupi Parlamentar i PS ka depozituar në Kuvend nismën për disa shtesa dhe ndryshime në funksionimin e ligjit per Komisionet Hetimore.

Vetë Gazment Bardhi kur është pyetur për negociatat nuk i ka mohuar. Zyrtarisht as PS nuk i ka pranuar negociatat, por sipas burimeve ajo është treguar e gatshme që të votojë pro ngritjes së dy komisioneve hetimore parlamentare, me kushtin që objekti i veprimtarisë së tyre të jetë i dakordësuar.

8 komisionet hetimore që opozita ka kërkuar të ngrihen

1. Komision hetimor Portit të Durrësit

2. Komisioni për veprimtarinë e ish shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Çarls McGonigal në Shqipëri

3. Komision hetimor për çështjen “Becheti”

4. Komisioni për udhëtimet me çarter të Edi Ramës

5. Komisioni për investitorët strategjikë

6. Komisioni hetimor për rastet e konfliktit të interesit

7. Komisioni hetimor për dyshimet për rrjedhjet e të dhënave të sistemit TIMS

8. Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi/?Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...