Pas zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme.
Sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 korrik.
Në këtë periudhë tranzitore, përpara se të nisë legjislatura e re, në Kuvendin e Shqipërisë pritet të mbahen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri te agjencitë e pavarura.
Gjatë kësaj periudhe nuk do të shqyrtohen ligje të reja, pasi, sipas Kushtetutës, është e ndaluar miratimi i ligjeve 60 ditë përpara se t’u mbarojë mandati deputetëve.