10.7 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Kuvendi komunal i Pejës nesër me seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi komunal i Pejës ka ftuar për nesër seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës; Informim lidhur me iniciativën e rifilluar nga pushteti qendror për ndërtimin e Hidrocentraleve në rrjedhën e Lumbardhit në Grykën e Rugovës…

Ftesa për këtë mbledhje ishte dërguar më 23 shkurt, dy ditë para protestës qytetare që u organizuar dje në Pejë, në kundërshtim të Hidrocentraleve në këtë zonë.

Po dje Kryeministri i Qeverisë së republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka ndërprerë të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me projektin në fjalë.

Sot gjatë ditës kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri çështjen e Lumbardhit e ka trajtuar edhe në bordin e drejtorëve me çrast ka informuar për takimet që ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve me nivelin qëndror, në kundërshtim të iniciativës në fjalë.

Seanca e jashtëzakonshme e Asamblesë komunale do të mbahet nesër e Mërkurë (27 shkurt) në ora 10:00 në sallën e Kuvendit komunal të Pejës. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...