Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin të rregullt ku u shqyrtuan shumë pika të rendit të ditës për çeshtje me rëndësi për qytetin.
Postimi i plotë
Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e IV, të rregullt për vitin 2025 të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 17.04.2025.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores Nr.02-2025 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.02-2023 (KPE) për Taksa Komunale.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për rritjen e buxhetit të të hyrave vetanake 2024.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i bartjes së mjeteve buxhetore të pashpenzuara nga viti 2024 në
vitin 2025.
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të Euro-Steel SH.P. K, me qëllim të realizimit të interesit publik – ndërtimin e rrugës.
6.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajshme komunale me pronën private të Arton (Sali) Kelmendi – me shtëpi, pronë e pronarëve Arton (Sali) Kelmendi dhe Egzana (Sejfedin) Kelmendi, me qëllim të realizimit të interesit publik – ndërtimin e objektit të ri të Administratës Komunale, përkatësisht ndërtimin e rrugës tek ura e re.
7.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të pronarëve Atdhe (Sali) Kelmendi dhe Rezarta (Muhamed) Kelmendi, me qëllim të realizimit të interesit publik – ndërtimin e rrugës tek ura e re.
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të pronarit Besnik Osa – shtëpi në pronësi, me qëllim të realizimit të interesit publik – rritjen e sigurisë nga vërshimet eventuale në lagjen “Asllan Qeshme”.
9.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të bashkëpronarëve Luan (Dervish) Dervishaj, “Gështenja Company” dhe Bekim (Sahit) Berisha, me qëllim të realizimit të interesit publik — ndërtimin e rrugës.
10.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të pronarit Luan (Dervish) Dervishaj, me qëllim të realizimit të interesit publik – ndërtimin e rrugës.
11.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të pronarit Luigj (Ilhami) Karagjija me shtëpi në pronësi, me qëllim të realizimit të interesit publik – ndërtimin e shtëpisë për komunitet.
12.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajshme komunale me pronën private të pronarit Milaim (Azir) Ademaj, me qëllim të realizimit të interesit publik – rritjen e sigurisë nga vërshimet eventuale në lagjen “Asllan Qeshme”.
13.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të pronarit Muhamed Havolli, me qëllim të realizimit të interesit publik – zgjerimi i rrugës.
14.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të bashkëpronarëve Mehribane Shala me 1/3, Fatmir (Vehbi) Muhaxheri me 1/3 dhe Mazllom (Vehbi) Muhaxheri, me qëllim të realizimit të interesit publik – qasje në rrugë.
15.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të pronarit Mustafë (Ramë) Lajçi, me qëllim të realizimit të interesit publik – zgjerimi i rrugës ekzistuese.
16.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të Reliumd Group SH.P.K., me qëllim të realizimit të interesit publik.
17.Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të pronarit Rexhë (Avdi) Muriqi, me qëllim të realizimit të interesit publik.
18.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të bashkëpronarëve Salih (Bekë) Lajqi me 5/12, Ali (Sadik) Abazaj me 5/12 dhe Sali (Shaban) Lajqi me 2/12, me qëllim të realizimit të interesit publik – zgjerimi i rrugës.
19.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të pronarit Xhemë (Arif) Rexhbogaj – me shtëpi në pronësi, me qëllim të realizimit të interesit publik – krijimin e hapësirës së hapur rekreative dhe gjelbërim.
20.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajshme komunale me pronën private të pronarit Sali (Ibrahim) Gashi, me qëllim të realizimit të interesit publik.
21.Shqyrtimi dhe miratimi i buxhetimit në bashkëfinancim të Komunës së Pejës -participimi nga qytetarët (fermerët përfitues).
22.Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për Transparencë të Komunës së Pejës, si dhe Draft-Plani i Veprimit për Transparencë (2025 – 2029).
23.Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit – Komuna e Pejës.
24.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për lirim nga bashkëpagesa për Policinë e Kosovës në kujdesin parësor shëndetësor në Komunën e Pejës.
25.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Drejtorisë për Arsim në Pejë për formimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve publike edukativo-arsimore në Komunën e Pejës.
26.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të komisionit për tituj nderi, dekorata, mirënjohje dhe falënderime për vitin 2025.
27.Shqyrtimi i informatës së progresit të adresimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm, sipas Planit të Veprimit.
28.Shqyrtimi i informatës tremujore financiare (janar-mars 2025) të Komunës së Pejës.
29.Shqyrtimi i informatës mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimin e tyre.
30.Shqyrtimi i informatës së Drejtorisë për Administratë, mbi funksionimin e Këshillave
Lokale në Komunën e Pejës.
31.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
32.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.
/Njeshi/