Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës..
Seanca pritet të nis nga ora 12:00.
Në orën 12:00, presidentja Vjosa Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në këtë seancë.
Paraprakisht, presidentja në orën 10:00 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës prezantoi logon e Epopesë së UÇK-së.
Kjo logo përmban portretet e Shaban Jasharit, Adem Jasharit dhe Hamëz Jasharit së bashku me shqiponjën dykrenore.