15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Kuvendi, sot me seancë solmene për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Osmani mbanë fjalim

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca pritet të nis nga ora 12:00.

Në ora 12:00, presidentja Vjosa Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në këtë seancë.

Paraprakisht, presidentja në orën 10:00 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës prezantoi logon e Epopesë së UÇK-së.

Kjo logo përmban portretet e Shaban Jasharit, Adem Jasharit dhe Hamëz Jasharit së bashku me shqiponjën dykrenare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...