15.8 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur se seanca konstituive, e paraparë të mbahej sot në ora 11:00, do të vazhdojë punimet në ora 20:00.Shtyrja e seancës u bë pas kërcënimit me bombë, e ku policia ka urdhëruar që deputetët dhe stafin e Kuvendit të evakuohen.

“Seanca konstituive e përcaktuar sot për orën 11:00, pas alarmit për bombë, i vazhdon punimet në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari,” tha Loshi.

Ndryshe, Policia e Kosovës bëri të ditur se sot me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së.

“Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, ka konfirmuar policia.

Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...