6 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Kuvendi voton Komisionin Ad Hoc për Vetingun në drejtësi, Haxhiu: Shteti i së drejtës nuk ka alternativë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar sot pas votimit në Kuvend të Komisionit Ad Hoc për Vetingun në drejtësi, duke e cilësuar lajm shumë të mirë pasi sipas saj do të mundësojë zhvillim dhe jetësim të reformës në drejtësi.

Haxhiu ka thënë se pas votimit të këtij Komisioni, shteti i së drejtës në Kosovë do të bëhet.

Haxhiu po ashtu ka thënë se sistemi i drejtësisë ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë profesional.

“Sistemi i drejtësisë, duhet ta ketë besimin e qytetarëve dhe ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë profesional e me integritet, llogaridhënës dhe transparent. Ky proces do t’i garantojë këto”.

Ndër të tjera, Haxhiu i ka uruar punë të mbarë Komisionit Ad Hoc për vetingun në drejtësi i cili u votua në seancën e të premtës së 9 dhjetorit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Shteti i së drejtës nuk ka alternativë, ai do të bëhet”, ka shkruar Haxhiu.

Anëtarët e partive për komisionin e Vetingut në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga grupi parlamentarë i Lëvizjes Vetëvendosje: Adnan Rrustemi është propozuar zëvendës kryesues, ndërsa anëtarë, deputetet Avni Dehari, Artan Abrashi, Arjeta Rexhepi dhe Dimal Basha.

Nga Partia Demokratike e Kosovës janë propozuar dy deputetë në këtë komision. Deputetja Blerta Deliu dhe deputeti Rashit Shala.

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala është propozuar kryetar, ndërsa Doarsa Kica-Xhelili, anëtare.

Ndërkaq, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është propozuar deputeti Pal Lekaj.

Dhe nga grupi Multietnik, zëvendës kryetarin e dytë e kanë propozuar, Erxhan Galushi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...