23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Kuvendi zhvillon seancë plenare, në rend dite disa projektligje

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës, ndërsa në rend dite janë disa projektligje.

Seanca fillon në ora 10:00.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-012 për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...