3.6 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Ky është i dyshuari për therjen e katër personave në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj.

Një burrë i ka therur me thikë katër persona, dy nga ato vajza të mitura.

Deri më tani dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga majori Muhamet Jahiri.

Jahiri bëri të ditur se njëri nga ta u lirua derisa tjetri u dërgua në paraburgim.

“Jemi në fazën e hetimit, i kemi marrë të gjitha masat. Është arrestuar personi i dyshuar. Dy i kemi arrestuar deri më tani. Njërin do të dërgohet në mbajtje derisa tjetri tashmë është liruar”, tha ai për Klankosoa.tv

Derisa në media u raportua se i dyshuari për këtë akt ishte Ekrem Sadiku, kjo po del të jetë më ndryshe.

Klankosova.tv ka mësuar se personi i dyshuar lidhur me rastin është Fadil Islami. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...