15.2 C
Pec
E hënë, 2 Tetor, 2023

Ky është mjeku-ortoped që u arrestua për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e një doktori me dyshimet për marrje ryshfeti.

Burime të ‘RADIO 1’ brenda QKUK-së bëjnë të ditur se i arrestuari është ortopedi, Sami Deliaj, doktor në QKUK. Pas arrestimit të Deliajt, ka reaguar edhe SHSKUK.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit.
Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive” thuhet në reagimin e SHKUK./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...