Një cisternë ruse me 11 anëtarë të ekuipazhit është goditur në një sulm ukrainas në Detin e Zi, thonë zyrtarët rusë.
Ata thanë se dhoma e motorit të anijes u dëmtua gjatë sulmit të natës në ngushticës së Kerçit. Askush nuk u lëndua.

Ukraina nuk ka folur publikisht për sulmin. Por një burim i shërbimit ukrainas të sigurisë i tha BBC-s se ishte përdorur një dron detar.
Ngushtica e Kerçit lidh Detin e Zi dhe Detin Azov, duke ndarë Krimenë – gadishullin e Ukrainës të aneksuar nga Moska në vitin 2014 – dhe gadishullin Taman të Rusisë.
Pamjet e shumta të publikuara në internet tregojnë momentin kur droni detar godet cisternën ruse. Videoja ndërpritet në momentin kur ndodh sulmi.
Gjatë ditës së djeshme, ukrainasit kishin sulmuar një luftanije ruse me po ashtu një dron detar.
'Njeshi' është Portal kosovar, me synimin për të qenë i shpejtë, i saktë dhe origjinal. Mundësi dhe ofertë ndryshe për lexuesin! 'Njeshi' është medium elektronik që vepron në ombrellë me 'RADIO 1' Numri kontaktues:+38349100340
NA KONTAKTONI: [email protected]
© 2019-2020 Njeshi- Të gjitha të drejtat janë të rezervuara