13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Ky është orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Është përcaktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 26 dhe 27 shkurt 2025.

Të gjitha sfidat do të luhen duke filluar nga ora 13:00. Edhe në këtë fazë luhet vetëm nga një ndeshje dhe në rast të rezultatit të barabartë zhvillohen vazhdimet 2×15 minuta, e në rast se as atëherë nuk ka fitues, atëherë skuadra që kalon në gjysmëfinale vendoset përmes penalltive.

Të rikujtojmë se fituesi i këtij trofeu siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.

E mërkurë, 26 shkurt:

Drenica – Ferizaj

Malisheva – Llapi

E enjte, 27 shkurt:

Vëllaznimi – Prishtina

Prishtina e Re – Drita /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...