9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Ky është rezultati i partive për mbi 8 mijë vota me kusht

KQZ deri tani ka numëruar 8 mijë e 135 vota me kusht. Numërimi i votave me kusht ka filluar dje në mbrëmje.

Lëvizja Vetëvendosje po prinë e para me më së shumti vota, me gjithsej 3 mijë e 775.

E  dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 526 vota, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka marrë 865 vota.

Subjekti i katërt me më së shumti vota është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 853 vota.

Ndërsa, Nisma Socialdemokrate ka marrë 228 vota me kusht.

Kujtojmë që janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...