24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Ky pritet të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Pejës, flet për ‘RADIO 1’

Gazmir Raci, deri para pak ditësh i angazhuar si pjesë e shoqërisë civile, e që çdoherë duke qëndruar pranë zhvillimeve për Pejën, madje edhe duke qenë kandidat për kryetar të kësaj komune, në të kaluarën si pjesë e subjektit të ish-kryediplomates Edita Tahiri, tashmë  është pjesë e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’.

I njejti pritet të jetë kandidat i mundshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Gazmir Raci ka qenë edhe ish-pjesëmarrës në dialogun e Brukselit, si ekspert për dialog dhe negociata.

Gazmir Raci pritet të marrë besimin nga kjo parti, për ta sfiduar kryetarin aktual të Pejës, Gazmend Muhaxherin, pasi që është parë në disa aktivitete kohën e fundit në Pejë.

Interesimit të opinionit për kandidimin e tij të mundshëm, Gazmir Raci i është përgjigjur duke folur për ‘RADIO 1’.

“Po unë tashmë jam anëtarë i LVV-së, Qendra në Pejë, dhe sipas statutit të ri, kandidati për kryetar komune duhet të jetë anëtarë i LVV-së. Përgjatë udhëtimit të deritanishëm kam hasur në përkrahje të aktivistëve e anëtarëve, gjë që më bënë të jem kandidat potencial për kreun e Komunës. Megjithatë, është Kryesia e Qendrës së LVV-së në Pejë dhe Këshilli i Qendrës që miratojnë dhe vendosin për kandidaturën time.”-tha Raci për ‘RADIO 1’.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen në tetor të këtij viti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...