“Edhe me më thirr nuk shkoj. Aty në jaht’ tash shkon vetëm Hashim Thaçi. Miqtë e vjetër bashkëpunojnë prapë, por kur është kërkuar vota ime për rreth tre muaj, … zotëri më thojke nuk duhet aty të ua japim, … ata thonin ky është i keq”, tha Tahiri, duke shtuar se politika është interesante.
Sipas tij, lideri (duke aluduar në Pacollin), duhet të bashkëpunoj me deputetin. Ai ka folur edhe për një fotografi që njerëzit e afërt të Behgjet Pacollit e kanë prerë pjesën ku shihej Labi pranë Behgjet Pacollit, gjatë një udhëtimi në Hungari, si delegacion shtetëror, për mallra dhe shërbime.
“Këtu më kanë prerë njerëzit e afërt të Behgjetit, dhe nga ai moment nuk kam udhëtuar kurrë më me të. Ju është dukur ndoshta nënçmim. I jam ankuar Pacollit për këtë. Jetlir Zyberaj dhe Mentor Nazarko, ata e kanë bërë. Pavarësisht në cilën parti jam, nuk lejoj këto me më ndodhë. Nëse gjërat nuk relaksohen unë duhet me marr tjera veprime. Jam vetëm me Behgjet Pacollin aty”, ka deklaruar Tahiri, shkruan Oxygen Press.
Madje Labi thotë se ka deputetë që në Kuvendin e Kosovës, partitë e tjera nuk i lënë as të flasin. Sipas tij, fjalimet që deputetët i lexojnë në Kuvend, i shkruan dikush tjetër. /Njeshi/
]]>