8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Laboratorit & Poliklines ‘NDRIQIMI RM’ i bashkohet Dr. Adelina Shala-Specialiste e Sëmundjeve Infektive

Laboratori & Poliklinika tashmë e njohur ‘NDRIQIMI RM’ në kuadër të shtrirjes së shërbimeve profesionale njofton se ka angazhuar mjeken e njohur dhe te dëshmuar të sëmundjeve infektive Dr. Adelina Shala – Specialiste e Sëmundjeve Infektive.

Në njoftimin zyrtar, Laboratori & Poliklina ‘NDRIQIMI RM’ njofton edhe për gamën e sëmundjeve që doktoresha në fjalë i trajton në këtë institucion shëndetësorë privat, me qendër në Pejë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar pacient ju njoftojmë se nga tani e tutje stafit tonë i bashkangjitet Dr. Adelina Shala – Specialiste e Sëmundjeve Infektive.

Dr.Adelina studimet e saj i përfundoj në fakultetin e mjekësisë në degën mjekësi e pergjithshme, më pastaj ajo vazhdoj specializimin për sëmundje infektive dhe ku aty merr titullin specialiste i sëmundjeve infektive.

Sëmundjet të cilat Dr. Adelina i trajton janë si më poshtë:

– Infeksionet e hapsires se Gojës dhe Fytit (anginat, stomatitet)

– Infeksionet e Mushkërive (Pneumonite virale, bakteriale, ftohjet, gripin, covidin, kollën e keqe/Pertusisi etj)

– Infeksionet e lëkurës (Ekzantemat, Erysipela, Scarlatina, Varicella, Herpes Zoster, Morbilli etj)

– Infeksionet e Lukthit dhe të Zorrëve (Helmimet, Gastroenteritet, sëmundjet e Parazitëve, Helicobacter Pylori)

– Hepatitet (sëmundjet e mëlçisë), Hepatiti A, B, C

– Sepsis (Infeksionet e gjakut)

– Infeksionet e rrugëve Urinare

– Zoonozat (sëmundjet që barten përmes kafshëve/brejtësve apo rriqrave., dhe produkteve të tyre)

– Infeksionet e nyjeve, kockave dhe muskujve

– Sëmundjet Seksualisht të transmetueshme (sëmundjet qe barten me kontakt sexual, si HIV, Sifilis, Gonorrhea)

– Infeksionet e Sistemit Nervor Qendror (Meningjitet).

Për caktimin e termineve tek Dr. Adelina ju lutem kontaktoni këtë nr: 049 367 838.’-thuhet në njoftimin nga faqja e ‘NDRIQIMI RM” në Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...