Lideri Xheremi Korbin i ka thënë grupit të tij parlamentar se partia do ta mbështesë një Breksit të dytë nëse varianti i propozuar prej saj hidhet poshtë në votimin e së mërkurës.
Sipas BBC, bëhet fjalë për një zhvillim shumë domethënës nisur nga fakti se më parë zoti Korbin ka qenë një kundërshtar i thekur i një votimi të dytë. Por ndërsa kryeministrja Theresa Mej ndodhet nën presion për të shtyrë datën e daljes nga BE-ja më 29 mars, laburistët nuk i kanë sqaruar ende karakteristikat e referendumit të dytë. .Njeshi/BBC
]]>