Lagje të mëdha të Pejës, që nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal e deri tek Stacioni Rajonal Polocor, përfshirë edhe biznese dhe ekonomi familjare, tash e katër ditë janë duke u furnizuar vetëm me një fazë të energjisë elektrike.
Lagjet në fjalë, pos ekonomive familjare, frekuentohen edhe nga ekonomi biznesore dhe kjo e vështirëson zhvillimin e veprimtarisë.
Nga KEDS për këtë problematikë nuk janë deklaruar ende, përkundër përpjekjeve të medias./Njeshi&RADIO 1/