20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Lagjet 28 & 29, Sllatina, dhe Bardhi i Madh po bëhen me rrjet të ujësjellësit – për herë të parë

Lagjet 28 & 29 dhe fshatrat Sllatinë, Bardh i Madh po bëhen për herë të parë me rrjet të ujësjellësit, të cilët ndonëse afër Prishtinës për një kohë të gjatë janë lënë pa ujë të pijes.

680 kyqje do të realizohen në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 28 & 29,  ndërsa investimet për këtë projekt janë afër tre milionë.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se uji ishte premtimi për të cilën u zotuan dhe po e realizojnë.

“Uji ishte premtim i yni për të cilin u zotuam dhe të cilin po e realizojmë duke u angazhuar me dinamik të shpejt dhe intensitet të lartë, duke i dhënë fund politikave përjashtuese të qeverive të kaluara për këto lagje”, shkroi ai në Facebook.

“Me zyrtarët nga KRU Prishtina vizituam punimet nga afër dhe biseduam me banorët e lagjeve 28 dhe 29 në Fushë Kosovë. 680 kyqje do të realizohen në rrjetin e ujësjellësit në këto dy lagje ndërsa investimet për këtë projekt janë afër 3 milion”, shtoi Krasniqi.

“25% e rrjetit të ujësjellësit është shtruar në të dy lagjet gjersa punimet janë duke u realizuar me intensitet të lartë dhe deri në fund të vitit parashihet të përfundoj projekti në tërësi.

Në kryerjen e këtyre punimeve jam i kënaqur pasi janë angazhuar edhe punëtorë nga pjesëtarë të komuniteteve të cilët jetojnë në këto lagje”, tha tutje ministri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...