6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Lajçak dorëzon zyrtarisht detyrën tek Sorensen: Ishte sfiduese, Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit

Nga sot, Miroslav Lajcak, do të quhet ish-emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Ai në një postim në “X” ka njoftuar se ia ka dorëzuar detyrën zyrtarisht pasuesit danez, Peter Sorensen, pas plotë katër vitesh e dhjetë muaj punë, shkruan Express.

Lajçak ka thënë e ka thënë se ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes për Kosovën dhe Serbinë.

 

Sipas ish-kryediplomatit sllovak, Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

“Pas 4 vitesh e 10 muajsh si emisar i Dialogut., zyrtarisht po ia dorëzoj pasuesit tim Peter Sørensen. Ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes dhe Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Lajcak./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...