20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Lajçak: Duam më shumë përparim në zbatimin e Marrëveshjes Bazike

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në një konferencë për media tha se duan më shumë përparim në zbatimin e Marrëveshjes Bazike, e cila siç tha ai tashmë ka bërë 1 vit që nga nënshkrimi.

Lajçak tha se në takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë folur mes tjerash edhe për rregulloren e BQK-së.

“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kemi folur edhe për rregulloren e BQK-së, e cila e bën euro-n valutë të vetme zyrtare në Kosovë”, tha Lajçak.

Tutje ka bërë të ditur Lajçak se është duke planifikuar që në ditët në vijim të mbajë takim mes kryenegociatorëve të dialogut. /Njeshi./

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...