16.4 C
Pec
E premte, 4 Tetor, 2024

Lajçak i vlerëson idetë dhe rekomandimet që thotë se ia dha Osmani për zbatimin e marrëveshjes gjatë takimit në Nju Jork

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para kthimit në Bruksel.

Lajçak ka zbuluar se Osmani ka dhënë ide dhe rekomandime se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës VjosaOsmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...