2.9 C
Pec
E diel, 29 Janar, 2023

Lajçak në darkë pune me Bislimin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në Prishtinë.

Bëhet e ditur se Lajçak dhe Bislimi do të kenë një darkë pune. Më herët, zëdhënësi Përparim Kryeziu, ka thënë se Qeveria nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti.

“Për agjendën e Lajçak, ju lutemi që t’i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e kryeministrit Kurti me Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Por Lajçak ka folur për planin evropian i quajtur ndryshe, plani franko-gjerman. Ai ka thënë se propozimi përmban 11 pika, teksa kanë prezantuar verzionin e parë duke iu kërkuar të dyja palëve ta japin komentin e tyre.

I pyetur se sa ka ndryshuar ky draft nga drafti i parë i planit, ai ka thënë se filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar, sepse filozofia është hartuar me mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi.

Ndryshe, vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe SHBA-së, në Kosovë e Serbi ndërlidhen me vazhdimin e përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes dyja vendeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...