Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të vijë në Prishtinë, në një vizitë të paparalajmëruar më parë për media.
Burime të besueshme, bëjnë të ditur se Lajçak do të ketë takime me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, por askush nga zyra e tij dhe zyrtarët kosovarë në Prishtinë nuk i kanë konfirmuar arsyet e vizitës.
Raportohet, se ai do të vijë në mëngjes.