I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak sot ka takuar në Beograd, Presidentin serb, Aleksandaq Vuçiq
Përmes një postimi të bërë në Twitter, emisari evropian ka thënë se me presidentin serb ka diskutuar mbi takimin e ardhshëm të nivelit të lartë mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, me synim uljen e tensioneve, mbajtjen e zgjedhjeve si dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut.
”Në Beograd sot kam pasur diskutime thelbësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter./Njeshi/