3.2 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Lajçak në takim me kryetarin e PDK-së

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Pas takimit, PDK ka paralajmëruar konferencë për medie, rreth asaj se çka është folur në takim.

Gjatë ditës ai do të takohet edhe me kryetarët e LDK-së dhe AAK-së, për të diskutuar rreth implementimit të planit evropian, për të cilin tha se është edhe arsyeja e vizitës së tij.

“Arsyeja kryesore e kësaj vizite është që të shoh dhe të marr informacione se si Kosova e sheh implementimin”, ka thënë ai, të enjten, pas vizitës me kryeministrin Kurti.

Kujtojmë se Lajçak është takuar, gjatë të enjtes, edhe me presidenten Osmani, takim të cilin e ka cilësuar konstruktiv për procesin e dialogut. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...