27.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Lajcak njofton se do të ketë sërish takim për ‘dinarin’

Miroslav Lajçak, emisar special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ka shkruar për takimin me kryenegociatorët e të dy vendeve që u zhvilluar për ‘çështjen e dinarit’, duke thënë se edhe kësaj here kanë diskutuar për një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.

Ai ka thënë se disa dallime kanë mbetur ende, e për këtë arsye ai do t’i pres sërish kryenegociatorët në Bruksel.

Po ashtu, ai ka thënë se pret që bisedimet të bazohen në ide shumë konkrete të cilat do ta mundësonin që të ecet përpara.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën “çështje të dinarit”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë hendekun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar Lajcak./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...