21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Lajçak pas takimeve me Bislimin e Petkoviqin: Palët do të takohen sërish në javën e ardhshme

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajçak theksoi se temë ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, teksa shtoi se  dy palët kanë rënë dakord që të takohen sërish në javën e ardhshme.

“Sot prita një sërë takimesh bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimin tonë për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK-së. Palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, shkroi Lajçak në rrjetin tij social në platformën X./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...