7.9 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Do t’i finalizojmë përgatitjet para takimit të Ohrit

Emisari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka përfunduar takimet në Beograd që kanë të bëjnë me marrjen e komenteve lidhur me aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak, pas takimit të dytë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të martën në Beograd, ka deklaruar se ka dëgjuar komentet e tij.

“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për të dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së. Pasi kemi marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”, ka shkruar Lajçak në Twitter./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...