27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Lajçak për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Kemi momentum të ri që nuk duhet humbur

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social X, ka treguar rreth temave që janë diskutuar aty. Lajçak tha se “nuk duhet humbur momentumi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”.

“I pyetur për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e tij për të ardhmen në BE në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë, theksova se kemi një momentum të ri, i cili nuk duhet humbur”, shkroi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...