22.5 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Lajçak për takimin e fundit me Bislimin dhe Petkoviqin: Fatkeqësisht, nuk arritëm progres për zbatimin e Marrëveshjes

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak duke e bërë një rezyme të punës së tij javore, ka folur edhe për takimin që ka pasur javën e kaluar me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ai ka thënë se pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm konkretë për disa çështje praktike, por jo edhe për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Në Bruksel prita kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë… Pas më shumë se shtatë orësh diskutimesh intensive, ne ramë dakord për hapat e ardhshëm konkretë për disa çështje praktike.

Fatkeqësisht, nuk arritëm përparim në tablonë e madhe – zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkruan ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...