13.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Lajçak për takimin me Vuçiqin në Davos: Folëm për çështjet urgjente dhe hapat në periudhën e ardhshme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mërkurën në Davos.

Përmes një postimi në platformën “X”, Lajçak ka treguar se me Vuçiqin ka folur për zhvillimet e fundit rreth procesit të dialogut dhe hapat në periudhën e ardhshme.

Po ashti, ai ka thënë se kanë folur edhe për çështje që janë urgjente.

”Patëm një diskutim të rëndësishëm me Aleksandër Vuçiqin për zhvillimet e fundit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, ka thënë Lajçak. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...