Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, aktualisht po vazhdon qëndrimin e tij në Austri, ku po merr pjesë në Forumin e Alpbachut.
Derisa ishte pjesë e një paneli, Lajçak ka shkruar se ky takim në Austri, është unik në bashkimin e liderëve të rinj.
“efa24 është unike në bashkimin e liderëve të rinj dhe ndërruesve. Ishte vërtet frymëzuese të diskutoje me politikanë të rinj dhe shoqërinë civile të Speak Up! BiH, si dhe për të shkëmbyer pikëpamje dhe ide mbi Ballkanin, BE-në dhe politikën e jashtme në një bisedë të dedikuar pranë zjarrit”, ka shkruar Lajçak në rrjetin e tij social “X”./Njeshi/