34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Lajçak sot në Prishtinë, takim me Osmanin dhe Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të jetë për një vizitë dyditore në Kosovë, 18 dhe 19 qershor.

Gjatë kësaj vizite, emisari europian pritet të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Media mëson se takimi me të parën e shtetit do të zhvillohet në Presidencë, duke filluar nga ora 16:45 deri në 17:30.

Më pas, nga ky takim, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të niset drejt objektit të Qeverisë, për të zhvilluar takimin me kryeministrin Kurti.

Takimi mes tyre do të jetë nga ora 17:35 deri në 18:10.

Të njëjtat burime thonë se pas Kurtit, Lajçak do të pritet në takim edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...