15.1 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Lajçak takon opozitën në Beorgad: Serbia mos të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në OKB

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot në Beograd është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës atje me të cilët kanë biseduar për procesin e negociatave dhe propozimin franko-gjerman.

Siç shkruan nova.rs, Lajcak në këtë takim ka thënë se BE-ja i ka dëgjuar se cilat janë “vijat e kuqe” të Serbisë për marrëveshjen e mundshme me Kosovës.

Megjithatë Lajcak ka theksuar se kërkohet nga Serbia që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, siç e specifikon edhe Neni 4 i propozimit evropian për normalizim të raporteve.

Në këtë takim me opozitarët serbë, Lajcak ka treguar se Vuçiq i ka thënë edhe kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron se “vijat e kuqe” të Serbisë janë anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e pavarësisë së Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...