4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Lajçak takon shefin e EULEX-it në Bruksel, flasin për sigurinë në Kosovë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje në Bruksel është takuar me shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit, Lajçak dhe Barbano zhvilluan një diskutim të detajuar mbi aktivitetet dhe progresin e EULEX-it në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e misionit për stabilitetin dhe sundimin e ligjit në vend.

Ata gjithashtu shqyrtuan zhvillimet më të fundit në terren dhe bashkëpunimin e ngushtë midis EULEX-it dhe autoriteteve kosovare.

“Gëzohem që mirëprita sot në Bruksel Generalin Barbano, Shefi i Misionit të EULEX-it. Patëm një diskutim shumë të dobishëm mbi punën e rëndësishme të EULEX-it dhe folëm për zhvillimet më të fundit në terren. E vlerësoj bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Lajçak. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...