Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak.
Takimi vjen në momentin e mbylljes së institucioneve ilegale serbe në veri të Kosovës dhe përgatitjes për një raund të ri negociatash për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas njoftimit, takimi mes Vuçiqit dhe Lajçakut do të fillojë në orën 10:00, ndërsa nuk është planifikuar asnjë fjalim për media. /Njeshi/