21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Lajçak vjen nesër në Kosovë, tash flet për njohje

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të mërkurën vjen në vizitë në Kosovë.

Paraprakisht, në një debat të organizuar të hënën nga Qendra Evropiane për Politika, diplomati sllovak foli për përfitimet e mëdha që do t’i ketë Kosova, sipas tij, nëse arrin ujdi finale me Serbinë.

“Mandati në procesin që po e udhëheq duhet t’i sjellë Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare, konsolidim dhe kontroll në gjithë territorin e saj, si dhe përparim të rëndësishëm në integrimet evropiane. Në të njëjtën kohë me këtë proces do duhej të krijonte vende të punës, të zhvillojë ekonominë si dhe të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të sundimit të ligjit”, tha Lajçak.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, që shpesh takon Lajçakun, thotë se ka ardhur momentumi që ndërmjetësuesi e lehtësuesi europian të dalë me qëndrime të tilla.

Në Beograd të martën një varg i politikanëve kanë deklaruar se ato që i tha Lajçak në debatin e së hënës janë jodiplomatike dhe se mandati i tij si i dërguar për dialogun duhet të jetë neutral ndaj çështjeve të statusit.

Më 7 dhe 8 shtator në Bruksel nën lehtësimin e Miroslav Lajçak u mbajt rrethi më i ri i bisedimeve nën nivelin e kryenegociatorëve.

Rezultat ishte pajtimi Prishtinë-Beograd për hapjen e arkivave që mund të sjellin informacione mbi personat e pagjetur të zhdukur në luftë.

Kurse për takim në nivel liderësh të paktën për shtator as që bëhet fjalë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...