I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka darkuar me Ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, duke thënë se zhvilluan diskutim strategjik.
Në postimin që ka bërë në rrjetin “X”, Lajçak shkroi:
“Gjithmonë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikën rajonale me SHBA-në, me O’Brien dhe Kasanof. Mezi presim të vazhdojmë bisedën tonë javën e ardhshme në Bruksel”, është shprehur Lajçak./Njeshi/