1.4 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Lajçaku e informon Këshillin e Atlantikut të Veriut rreth zhvillimeve në dialog

Emisari evropian, Miroslav Lajçak, e ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “X” ku ka postuar disa fotografi.

“E informova Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Lajçaku.

Kujtomë se, takimi i radhës në Bruksel në lidhje me dialogun mbahet më 17 dhjetor.

Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...