Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, ka shkruar për takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, bashkë me Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane, James O’Brien dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexandar Kasanof.
Lajçak tha se në takimin me Kurtin dhe dyshen amerikane folën për rrugën përpara.
“Ramë dakord se s’ka alternativë për zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkroi Lajçak.
Për takimin më herët njoftoi edhe kreu i qeverisë i cili tha se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen të plota./Njeshi/