8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Lajçaku takohet me Dodikun e sanksionuar nga SHBA-ja, reagon deputeti Basha

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me udhëheqësin e serbëve në Bosnje e Hercegovine, Milorad Dodonik – i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajçak dhe Dodik, janë takuar të premten në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia.

Emisari evropian po ashtu ka takuar edhe dy anëtarët e tjerë të Presidencës së Bosnjes, me të cilët ka diskutuar për reformat e nevojshme për integrimin në BE.E për takimin e Lajçakut me Dodikun ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Ai ka pyetur Departamentin Amerikan të Shtetit se “a e mbeshtesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?”.

Dodik, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022.

SHBA-ja e ka akuzuar atë se drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej, por edhe nën akuza se është përfshirë në aktivitete korruptive.

Edhe në korrik të vitit 2017, Thesari amerikan e ka akuzuar Dodikun se po pengonte zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve në Bosnje, më 1995.Millorad Dodik është sanksionuar edhe nga Britania e Madhe. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...