21.2 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

LAJM I FUNDIT: Një person dyshohet të ketë bërë vetvrasje në Deçan

Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Baballoq të Deçanit.

Burime jo-zyrtare të ‘RADIO 1’ pohojnë se viktima është Blerim Mataj, 42 vjeçar.

Rastin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha për Indeksonline se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa organet kompetente po merren me hetimin e rastit.

”Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës (mashkull) i lindur më 1982.

Me vendim të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML) për Obduksion. Ndërsa, rasti cilësohet ”Hetim i vdekjes” deklaroi Rugova./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...