2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

LAJM I FUNDIT: Rikthehet furnizimi me ujë për KEK-un, së shpejti edhe për konsumatorët

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka, ka njoftuar në ora 03:30 minuta të pasmesnatës, përmes një postimi në rrjetet sociale se furnizimi me ujë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) është rikthyer me sukses pas një pune intensive dhe bashkëpunimi të shkëlqyer mes ekipeve relevante.

‘Besojmë se shumë shpejt do të bëjmë zgjidhje edhe për furnizim me ujë të pijshëm.’-tha Mujka mes tjerash.

‘Të nderuar miq, dashamirë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Pas një nate plot ankth e stres, me gëzimin më të madh ju lajmëroj se pas një pune të palodhshme të gjithë akterëve relevant në kushte atmosferike tejet të rënduara, me në krye ndërmarrjen FAMIS CO, punëtorët e Ibër Lepencit dhe Policinë e Kosovës, në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit.

Besojmë se shumë shpejt do të bëjmë zgjidhje edhe për furnizim me ujë të pijshëm.

Treguam se edhe ne dijmë të organizohemi shumë mirë e shumë shpejtë dhe të koordinohemi në mënyrë perfekte.-tha Mujka.

Ndryshe, siç raportoi ‘RADIO 1’ gjatë tërë kohës, për një kohë të gjatë në vendngjarje kanë qëndruar zyrtarë shtetëror përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ndërsa ende po qëndron zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku, ministri kjo që mbulon Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit dhe Faruk Mujka, Drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...