6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

LAJM I FUNDIT: Thaçi viziton Isa Mustafën sonte në orët e vona!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sonte kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e tij.

Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes, ka mësuar Gazeta Express, nga burime të besueshme të saj.

Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Thaçit te Mustafa, por Gazeta Express ka mësuar se kreu i LDK’së nesër do të presë në takim zyrtarët e lartë amerikanë, të cilët sot takuan krerët e shtetit.

Presidenti i vendit në të kaluarën e ka vizituar Mustafën në shtëpinë e tij, kur ai ishte kthyer nga Gjermania, ku kishte qëndruar për shërim. /Gazetaexpress/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...