15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

LAJM I FUNDIT: Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Të dielën rreth orës 23:00, në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, njëri me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta.

Personi i plagosur me armë zjarri është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i dyshuari për të shtënat është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, toger Fadil Gashi, i tha ‘RADIO-s 1’se policia është duke e hetuar rastin dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar për trajtim mjekësorë.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit po vazhdojnë./Njeshi&RADIO 1/

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...