Jimmy Carter, presidenti i 39-të i SHBA-së, një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme në kohën e tij dhe një avokat i palodhur për shëndetin global dhe të drejtat e njeriut, ka vdekur në moshën 100 vjeçare.
Një demokrat nga Georgia, Carter ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA-së.
Por Carter i kaloi dekadat më pas duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i dhanë atij çmimin Nobel për paqe në 2002.
Bëhet e ditur se Carter kohët e fundit kishte qëndruar shumë në spital, ndërsa familja e tij tha se ai kishte zgjedhur të “kalonte kohën e mbetur në shtëpi”, me të dashurit.
Jimmy Carter njëherit fitues i Çmimit Nobel për Paqen, mbetet një figurë historike e SHBA-së, që jo vetëm udhëhoqi Shtetet e Bashkuara nga viti 1977 deri në 1981, por edhe pas përfundimit të mandatit të tij shërbeu me përkushtim për çështjet humanitare dhe të drejtave të njeriut./Njeshi/