Burime të ‘RADIO 1’, brenda QKUK-së mësojnë se ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndotësore, ku edhe ditëve të fundit u vizitua nga Hashim Thaçi.
Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë në QKUK para disa minutave.
Lajmi u bë i ditur më pas edhe nga Behgjet Pacolli.
“Sapo mora lajmin e hidhur se Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Zoti e bekoftë dhe e shpërbleftë me xhenet të ndjerin. Në emrin tim dhe të familjes sime, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit dhe gjithë familjes Thaçi për këtë humbje të madhe”, shkroi Pacolli.
Më 13 mars 2025, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij në spital.
Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Pas vizitës, Hashim Thaçi u kthye në paraburgim në Hagë.
Gjatë qëndrimit të tij në spital, qytetarë të shumtë ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje ish-presidentit dhe familjes së tij në këto momente të vështira./Njeshi/