Edhe ato që punojnë herë-pas-here në ndërrimin e natës kanë nëntë për qind më shumë gjasa që të kenë një menopauzë të hershme, ka zbuluar një studim.
Kjo ka rëndësi, ngase gratë që kalojnë nëpër menopauzë më të reja janë në rrezik më të madh të sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozës dhe mund të vuajnë edhe nga probleme të kujtesës.
Hulumtuesit monitoruan më shumë se 80,000 infermiere që punonin ndërrime gjatë natës mbi 22 vite.
Rreziku i menopauzës së hershme u gjet në ato që punonin gati dy vite rresht në ndërrime të natës.
Gratë që “përçajnë” orët e trupit duke qëndruar gjatë natës kanë nivele më të ulëta të melatoninës, – hormonit të gjumit – të cilin disa ekspertë besojnë se është e rëndësishme për vezoret.
Por mund të jetë gjithashtu stresi dhe lodhja e punës së natës, të cilat pengojnë nivelin e estrogjenit, gjë që rrjedhimisht rrezikon më shumë gratë nga menopauza në moshë të hershme.
“Ky është studimi i parë që gjen një lidhje ndërmjet ndërrimit të natës dhe moshës së hershme të menopaushës. Ne gjetëm një lidhje të moderuar, por të rëndësishme”, potencoi hulumtuesi i studimit, Dr. David Stock, nga radhët e Universitetit të Dalhousie në Kanada.
]]>